Shqip A1 – Niveli Fillestar
Fillo udhëtimin tënd në gjuhën shqipe!- Mëso bazat: përshëndetjet, numrat dhe fjalitë e thjeshta
- Fito siguri në komunikimin e përditshëm
- Perfekte për udhëtarë, fillestarë dhe të huaj që jetojnë në Shqipëri apo Kosovë
Ky kurs i nivelit B2 përfshin 80 orë akademike, të ndara në 24 mësime tematike dhe 8 njësi përsëritëse. Qëllimi i tij është të zhvillojë kompetencën e përparuar në gjuhën shqipe, duke i mundësuar studentëve të përdorin gjuhën në mënyrë të rrjedhshme, të saktë dhe natyrale në situata komplekse personale, shoqërore, kulturore dhe profesionale.
Lexim & Kuptim teksti | Të folur | Të shkruar | Njohuri gramatikore
Temat e kursit pasqyrojnë përvoja reale jetësore, diskutime komplekse dhe çështje aktuale, duke ofruar mundësi për analizë, debat dhe shprehje të mendimeve personale.
Formati: Online ose me prezencë fizike në Berlin
Madhësia e grupit: 4–6 pjesëmarrës, për një ambient të përqendruar dhe interaktiv
Të kuptoni tekste komplekse tregimtare, informuese dhe argumentuese
Të merrni pjesë në diskutime mbi tema të thella shoqërore, kulturore dhe personale
Të shkruani ese, letra dhe tekste të strukturuara me qartësi
Të përdorni gramatikën me siguri dhe fjalor të pasur në kontekste të ndryshme
Libra dhe burime referimi
Video
Mbi 10 artikuj dhe tekste
Detyra praktike
Certifikatë përfundimi
Shprehja e përvojave emocionale, këshillimi dhe mbështetja ndaj miqve.
Gjetja e shtëpisë ideale, stilet arkitekturore dhe përshkrimi i hapësirës së banimit.
Papunësia, emigrimi dhe ndjekja e një jete më të mirë.
Përvoja udhëtimi, destinacione turistike dhe rrëfime personale nga udhëtimet.
Stile të ndryshme jetese dhe ndikimi i tyre në jetën e përditshme.
Si ndikojnë ngjyrat në personalitet dhe si shprehin emocionet.
Gjuha e trupit, komunikimi verbal dhe joverbal, rëndësia e gjuhës amtare.
Llojet e njoftimeve, planifikimi i ngjarjeve dhe mendime për suksesin.
Faljet, arsyetimet dhe mënyrat efektive për të shprehur keqardhje.
Politikat sociale, përpjekjet për punësim dhe histori suksesi.
Marrëdhëniet me kafshët shtëpiake dhe përvoja personale me to.
Ndryshimet klimatike, ndotja dhe kujdesi ndaj natyrës.
Rrëfime nga vizitorët ndërkombëtarë dhe përshtypjet e tyre për Shqipërinë.
Etapat e jetës, reflektime dhe rrëfime personale.
Historia e dramës shqiptare dhe interpretimi i veprave letrare.
Shembuj realë bashkëpunimi në familje dhe komunitet.
Shkaqet e varfërisë dhe reflektime mbi pasurinë e vërtetë.
Shkaqet dhe pasojat e harresës, kujtimet dhe përvojat personale.
Përshkrimi i përvojave në peshkim dhe fjalori përkatës.
Debate rreth sigurisë dhe respektimit të hapësirës personale.
Balancimi mes punës dhe kohës së lirë, këshilla për reduktimin e stresit.
Teknologjitë e reja dhe ndikimi i tyre në jetën tonë.
Planet për të ardhmen, figurat frymëzuese dhe motivimi.
Gjuha letrare standarde, dialektet dhe rëndësia e ruajtjes së gjuhës.