Shqip A1 – Niveli Fillestar
Fillo udhëtimin tënd në gjuhën shqipe!- Mëso bazat: përshëndetjet, numrat dhe fjalitë e thjeshta
- Fito siguri në komunikimin e përditshëm
- Perfekte për udhëtarë, fillestarë dhe të huaj që jetojnë në Shqipëri apo Kosovë
Ky kurs i nivelit C1 përbëhet nga 80 orë akademike, të strukturuara në 24 mësime tematike dhe 8 njësi përsëritëse. Synimi i kursit është të udhëheqë studentët drejt zotërimit të avancuar të gjuhës shqipe, duke i aftësuar të flasin rrjedhshëm, saktë dhe në mënyrë të përshtatshme në kontekste komplekse akademike, shoqërore dhe kulturore.
Lexim & Kuptim – nëpërmjet teksteve autentike, analitike dhe historike
Të folur – me fokus në debat, argumentim të strukturuar dhe reagim të shpejtë në biseda
Të shkruar – nëpërmjet eseve të avancuara, teksteve formale dhe shprehjes krijuese
Gramatikë – struktura të avancuara, forma të përbëra dhe shprehje idiomatike
Kohëzgjatja: 80 orë akademike
Formati: Online ose me prani fizike në Berlin
Grupi: 4–6 pjesëmarrës për një përvojë mësimore të personalizuar dhe interaktive
Të kuptoni dhe analizoni tekste të gjata dhe komplekse
Të merrni pjesë rrjedhshëm në diskutime akademike dhe publike
Të shpreheni me saktësi, stil të pasur dhe përdorim natyral të gjuhës
Të përdorni gramatikën komplekse dhe një fjalor të avancuar në çdo kontekst
Libra dhe burime referimi
Video
Mbi 10 artikuj dhe tekste
Detyra praktike
Certifikatë përfundimi
Diskutim mbi rrënjët indoevropiane të shqipes dhe rëndësinë e mësimit të gjuhëve të huaja. Fokus te proverbat dhe tekstet përshkruese.
Turizmi, kultura dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë. Përdorimi i përemrave dhe tregime udhëtimi.
Përshkrimi i pamjes dhe karakteristikave personale, figura historike dhe ese personale. Fjalë të përbëra.
Analizë e mediave të shkruara dhe digjitale. Ese mbi ndikimin e medias. Kohë e ardhme në të shkuarën.
Korespondencë formale dhe joformale, ndryshime stilistike. Letrat e rekomandimit dhe emailet profesionale.
Aplikime për punë, intervista dhe përshkrimi i profesioneve. Shprehje me parafjalë.
Trashëgimia kulturore, udhëtimi për grupmosha të ndryshme. Ese dhe këshilla për turistët. Pjesët përbërëse të fjalëve.
Blerje online, argëtimi në të kaluarën dhe sot. Ese krahasuese. Prapashtesat.
Tregime historike dhe biografike. Si të shkruajmë një biografi. Prapashtesat.
Pjesë nga Ismail Kadare, përshkrimi i hapësirave dhe interpretimi i artit. Fjalë me parashtesa dhe prapashtesa.
Sistemi bankar, kartat dhe shprehje financiare. Ese mbi zakonet personale të menaxhimit të parave. Emërzimi i përemrave pronorë.
Ndotja, dhuna në familje, privatësia. Ese argumentuese dhe struktura të avancuara paragrafi.
Epoka digjitale, ndikimi i pajisjeve të zgjuara. Tekste udhëzuese. Fokus te idetë kryesore.
Legjenda urbane, paragjykime dhe magji. Tregime dhe përdorimi i homonimeve.
Vetëprezantimi, reklama. Ese mbi perceptimin dhe realitetin. Shprehje idiomatike.
Tregime prekëse, të drejtat e fëmijëve, varfëria. Ese mendimi dhe diskutime mbi çështje delikate.
Roli i familjes, dilemat e edukimit, këshilla për prindërimin. Gjuhë figurative.
Kuzhina shqiptare dhe krahasime me kuzhinat ndërkombëtare. Receta dhe fjalor i lidhur me ushqimin.
Reflektime mbi miqësinë dhe marrëdhëniet shoqërore. Letrat personale. Shkallëzimi i mbiemrave.
Raportimi sportiv, stresi dhe çështje etike. Drejtshkrimi dhe parafjalët e përbëra.
Mbrojtja e kafshëve dhe ndërgjegjësimi ekologjik. Kërkesa zyrtare dhe terminologji specifike.
Vepra klasike, ligji i të drejtës së autorit dhe pirateria. Ligje dhe ese kulturore.
Leximi tradicional dhe digjital, estetika letrare dhe dezinformimi. Emërzimi dhe rasa gjinore.
Tekste nga Papa Françesku dhe Kadare. Ese dhe diskutime mbi tolerancën dhe harmoninë fetare.