Shqip A1 – Niveli Fillestar
Fillo udhëtimin tënd në gjuhën shqipe!- Mëso bazat: përshëndetjet, numrat dhe fjalitë e thjeshta
- Fito siguri në komunikimin e përditshëm
- Perfekte për udhëtarë, fillestarë dhe të huaj që jetojnë në Shqipëri apo Kosovë
Ky kurs i nivelit C2 përfshin 80 orë akademike, të ndara në 24 mësime tematike dhe 8 njësi përsëritëse. Është projektuar për nxënës që tashmë zotërojnë në nivel të lartë gjuhën shqipe dhe dëshirojnë të arrijnë qartësi, nuanca dhe fleksibilitet gjuhësor në të gjitha kontekstet – akademike, profesionale dhe kulturore.
Lexim & Kuptim – tekste letrare, shkencore dhe shoqërore të avancuara
Të folur – argumentim, diskutim kritik, shprehje personale dhe ndërveprim spontan
Të shkruar – ese, analiza, letra formale, komente kulturore dhe reflektime të strukturuara
Gramatikë – përdorim i avancuar i frazave emërore, emërzimit, frazeologjisë dhe lidhëzave
Kohëzgjatja: 80 orë akademike
Formati: Online ose me prani fizike në Berlin
Grupi: 4–6 pjesëmarrës për një përvojë të avancuar dhe të personalizuar
Të kuptoni dhe interpretoni tekste komplekse në stile të ndryshme
Të shprehni ide të thella, të nuancuara dhe të strukturuara qartë në të folur dhe të shkruar
Të merrni pjesë rrjedhshëm në diskutime akademike, etike dhe kulturore
Të përdorni fjalor të pasur, fleksibilitet stilistik dhe gramatikë të avancuar me saktësi
Libra dhe burime referimi
Video
Mbi 10 artikuj dhe tekste
Detyra praktike
Certifikatë përfundimi
Analizë tekstesh nga Camaj dhe Poradeci. Diskutim mbi paraqitjen e shqiptarëve në letërsi (Azem Shkreli). Fokus: struktura frazash mbiemërore dhe frazeologji përshkruese.
Tekste mbi burimet e pastra si energjia diellore, hidro dhe gjeotermale. Shkrim mbi alternativat e rinovueshme. Fokus: renditja e frazave emërore dhe terminologjia.
Tekste vendase dhe ndërkombëtare mbi biodiversitetin dhe ndryshimet klimatike. Komente për ruajtjen dhe mbrojtjen e specieve. Fokus: frazeologji ndajfoljore.
Lexime mbi qytetet e lashta shqiptare dhe qytetërimet. Diskutim mbi albanofilinë dhe rrënojat. Fokus: drejtshkrimi i fjalëve të përbëra dhe idiomat foljore.
Tregime si “Besa e Kostandinit” dhe “Princesha Argjiro.” Shkrim mbi figura mitologjike dhe paralele kulturore. Fokus: forma shumës mashkullore dhe idioma me “akull.”
Informacione mbi bimë dhe kafshë të rralla, si tulipani shqiptar. Projekt për mbrojtjen e natyrës. Fokus: forma shumës femërore dhe idioma me “fund.”
Tekste mbi përfitimet e kamomilit, aloe verës dhe arrës. Fokus: përputhja e përcaktorëve dhe idioma me “arrë.”
Tekste mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe arsimi gjithëpërfshirës. Shkrim reflektues. Fokus: përdorimi i nyjave dhe idioma me “baltë.”
Tradhtia në shoqëri dhe media, dhe shkaqet e saj. Fokus: koordinimi i kohëve dhe idioma me “fytyrë.”
Lloje dhe funksione të humorit. Efektet emocionale dhe shoqërore. Fokus: format e foljeve në trajtën lidhore dhe idioma me “bar.”
Diskutime mbi transplantet, printimin 3D dhe fenë. Tregime të vërteta dhe ese. Fokus: lidhëzat bashkërenditëse dhe idioma me “bark.”
Lexime mbi klonimin dhe modifikimet gjenetike. Shkrime pro dhe kundër përparimeve shkencore. Fokus: lidhëzat nënrenditëse dhe idioma me “bisht.”
Lexime mbi Marsin dhe jetën jashtëtokësore. Fokus: emërzim (I) dhe idioma me “sy.”
Varësia nga lojërat, ndikimi në familje dhe reflektime shoqërore. Fokus: emërzim (II) dhe idioma me “buzë.”
Bakteret, higjiena, vaksinat dhe antibiotikët. Fokus: shenjimi pikësimi dhe idioma me “daulle.”
SIDA, vetmia dhe përkujdesja ndaj të moshuarve. Fokus: struktura eliptike fjalish dhe idioma me “këmbë.”
Thënie nga Ajnshtajni dhe tregime mbi gjenitë. Fokus: struktura paragrafi dhe idioma me “zemër.”
Diskutim mbi iso-polifoninë dhe emocionet kulturore. Tekste nga media dhe variante leksikore.
Tekste mbi “Guva e Lepenicës” dhe artistë si Idromeno dhe Kodra. Fokus: frazeologji sinonimike.
Pjesë nga Visar Zhiti dhe Pjetër Arbnori. Reflektime mbi jetën totalitare. Fokus: frazeologji antonimike.
Lexime mbi historinë e parlamentit dhe Kanunin. Shkrim tekstesh ligjore dhe udhëzues. Fokus: idioma me strukturë të dyfishtë.
Sfidat gjuhësore për fëmijët emigrantë. Ese dhe këshilla për ruajtjen e gjuhës. Fokus: idioma me tre pjesë.
Tekste në formë raporti mbi luftën dhe paqen. Reflektim mbi artin dhe konfliktin. Fokus: idioma me më shumë se tre elementë.
Fjalime dhe analiza të figurave si Ismail Kadare. Shkrimi i biografive dhe përmbledhje e veprave kryesore. Fokus: terminologji specifike dhe idioma me ndërtim fjalie.